TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Partia Socialiste ka propozuar Eriselda Sefen kandidate për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars.
Në një njoftim për shtyp PS bën të ditur se, “në përfundim të procesit të konsultimit me strukturat e partisë dhe pas sondazheve të kryera, Kryesia e Partisë Socialiste është dakordësuar për propozimin e Eriselda Sefes si kandidate për bashkinë e Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars”.
“Kandidatura e Sefës garantoi mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Sefa aktualisht mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë bashki”, thuhet në njoftim.
/a.a/r.e/












