TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Rruga për në pikën turistike të Valbonës, Tropojë, është e hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme, pavarësisht motit me reshje dëbore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se rruga është e pastër dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Kontraktorët janë në terren në të gjitha zonat e vendit me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.
Këtë fillim të muajit shkurt, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa në zonat malore dhe ato juglindore nga reshjet e dëborës.
Pika turistike e Valbonës ndodhet në skajin më verior të vendit. Ajo shtrihet midis majash të larta e të thepisura dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare, që ngjall interesin e vizitorëve dhe turistëve për t’u frekuentuar në çdo stinë të vitit.
/a.a/r.e/























