Ballina Aktualitet

PD: Berisha, në garë për të dëmtuar PD-në

TIRANË 31 janar /ATSH-I.Vata/ Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit nga ish-kryeministri Sali Berisha të 6 kandidatëve dhe shpalljen e koalicionit për zgjedhjet e e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një deklaratë për mediet, Partia Demokratike thekson se “Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike”.

“Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD-së. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti: Zgjidhja më e mirë e mundshme për krizën energjetike
Artikulli tjetërOsmani: Amerikanët nuk duan “Republikë Serbe” në Kosovë, fajin e kanë ish-kryeministrat