Ballina Flash

Brad Pitt… beqar?!

LOS ANXHELES, 29 janar /ATSH/- Thashethemet se ylli i Hoolivudit Brad Pitt është në lidhje me këngëtaren suedeze Lykke Li, kanë marë fund, shkruan Vanityfair.it.

Sipas disa burimeve pranë tyre dy fqinjët e Los Anxhelos, nuk e kanë parë njëri-tjetrin për disa vjet, që kur u takuan për herë të parë.

Gjithmonë sipas burimeve ylli i ”Troy” nuk ka ndërmend të përjetojë një marrëdhënie tjetër në qendër të vëmendjes.

Mesa duket artisti 58-vjeçar preferon daljet dhe flirtet kalimtare në lidhje me marrëdhëniet e qëndrueshme si miku i tij Leonardo DiCaprio, një nga beqarët më të papenduar të Hollivudit.

Dhe si të fajësosh Brad Pitt, duke pasur parasysh betejën rraskapitëse ligjore për kujdestarinë e pasardhësve? Gjashtë fëmijët janë: Maddox, Pax dhe Zhara, 19, 17 dhe 16 vjeç, të birësuar së bashku; Shiloë dhe binjakët Vivienne dhe Knox, përkatësisht 15 dhe 12 vjeç, fëmijët biologjikë të çiftit.

Duket se për paparazët do të ketë më pak lajme mbi aktorin Pit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakItinerari “Rrugëtimi i Eneas” certifikohet nga Këshilli i Evropës, pjesë edhe Shqipëria
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: 1341 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID-19