Ballina Flash

Ekspozitë për mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Akademia e Shkencave (ASH) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA), kanë prezantuar një ekspozitë me dokumente arkivore.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i ASH-së, Skënder Gjinushi, drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (SSHSHA), Pëllumb Xhufi, sekretari shkencor i ASH-së, Shaban Sinani, drejtori i Qendrës së Botimeve Albanologjike, Mariglen Kasmi etj.

Në konferencën e mbajtur në kuadër të Ditës së Kujtesës, u vu theksi tek ndihmesa e popullit shqiptar, si i vetmi mes europianëve, në shpëtimin e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ekspozita e paraqitur dëshmon se asnjë prej rreth 3750 hebrenjve që arritën të depërtojnë në Shqipëri para vitit 1945, nuk u dorëzua, ndonëse historia e mbijetesës së tyre përmbledh sprova të shumta.

Gjithashtu iu kushtua vëmendje mes të tjerash humanizmit të kombit shqiptar shprehur ndaj çdo bashkësie në rrezik dhe tolerancës ndërfetare, si një vlerë e jona përfaqësuese.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLatifi: 130 mjekë e 160 infermierë, të infektuar me COVID-19
Artikulli tjetërMozart ende i paarritshëm