Ballina Flash

COVID-19 – Elton John rezulton pozitiv

LONDER, 26 janar /ATSH-DPA/ – Këngëtari britanik Elton John anuloi dy shfaqje të ardhshme në Dallas pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Këngëtari i “I’m Still Standing” shprehu keqardhjen që nuk mundi të performonte, por siguroi fansat se do të rifillojë turneun e tij së shpejti.

“Për fat të mirë jam plotësisht i vaksinuar dhe simptomat e mia janë të lehta, kështu që pres të bëj shfaqjet në Arkansas këtë fundjavë”, shkroi në Instagram 74-vjeçari.

Ai kërkoi falje për shqetësimin, duke shtuar se po përpiqet të mbrojë veten dhe ekipin e tij. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në Rrugën e Kombit qarkullimi vijon normalisht dhe me standarde sigurie
Artikulli tjetërNis ndërtimi i venddepozitimit të mbetjeve në Mat