Ballina Bota

COVID-19 – Austria jo më lockdown për të pavaksinuarit

VJENE, 26 janar /ATSH-ANSA/ – Austria ka hequr lockdown-in për të pavaksinuarit në vend, i pranishëm prej disa javësh, deklaroi kancelari Karl Nehammer.

“Prioriteti kryesor është për të limitojmë sa më shumë kufizimet. Lockdown për të pavaksinuarit ishte një nga masat më kufizuese. Situata në spitale na e lejon ta përfundojmë atë”, theksoi Nehammer.

Njoftimi është bërë në ditën në të cilën Austria regjistroi për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 30 000 raste.

”Pas dy javësh mendojmë se numri i të infektuarve do të jetë midis 35-40 000 raste”, shtoi Nehammer./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD emëron Alibeajn si drejtues politik në Shkodër
Artikulli tjetërVolumi i mallrave të përpunuara në porte u rrit 4,6 %