Ballina Bota

GJERMANI – BioNTech-Pfizer nisin provat për prodhimin e vaksinës kundër Omicron

GJERMANI, 25 janar /ATSH-DPA/- Prodhuesi gjerman i vaksinave BioNTech dhe gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer kanë filluar provën e parë klinike për të testuar vaksinën kundër koronavirusit të përshtatur për të luftuar variantin Omicron.

Varianti shumë infektiv Omicron e ka zëvendësuar Delta-n duke u bërë dominues në shumë vende të botës.

Prova që përfshin rreth 1,420 persona do të testojë sigurinë, tolerancën dhe efikasitetin e kandidatit për vaksinë, njoftuan sot dy kompanitë.

Grupi i parë përfshin 600 pjesëmarrës të cilët e kanë kryer tashmë dozën e dytë të vaksinës së mëparshme.

Grupi i dytë përbëhet nga persona që e kanë bërë dozën e tretë përforcuese, që do të marrin një dozë tjetër të vaksinës konvencionale ose një dozë të vaksinës Omicron.

Grupi i tretë, më i vogël, jo më shumë se 200 subjektesh, përbëhet nga persona të pavaksinuar që nuk janë infektuar më parë me Covid-19, të cilët më pas do të marrin tre doza të vaksinës Omicron.

“Studimi është pjesë e qasjes sonë shkencore për të zhvilluar një vaksinë të bazuar në variantin që siguron mbrojtje nga Omicron të ngjashme me atë që kemi vërejtur me variantet e mëparshme, por në të njëjtën kohë zgjat më shumë”, tha shefi i BioNTech, Ugur Sahin.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Gjuha e Foltores, e padenjë për Presidentin
Artikulli tjetërÇuçi: Policia e Shtetit, ndër institucionet më të besueshme në vend