Ballina Flash

Rama: E diel e bardhë në Drilon

TIRANË, 23 janar/ATSH/- Parku Kombëtar i Drilonit është një nga pikat turistike më të frekuentuara në Shqipëri.

Ky monument i mrekullueshëm natyre në verë, është po kaq i bukur dhe mahnitës dhe në dimër.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Driloni i veshur nga dëbora.

“ E diel e bardhë në Drilon”, shprehet Rama krahas pamjeve të publikuara.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, shumë pranë fshatit turistik të Tushemishtit.

Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet si dhe mjellmat e shpendët e tjerë që gjallojnë këtu, ofrojnë një peizazh të mrekullueshëm duke e kthyer Drilonit në një prej destinacioneve turistike të frekuentuara në të katër stinët e vitit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD i mundësoi fermës në Bubullimë të Lushnjës, teknologji të ujitjes me pika
Artikulli tjetërBalluku: Nuk ka pasur probleme me qarkullimin në akset rrugore