Ballina Flash

Themelohet këshilli organizativ për 14-vjetorin e Pavarësisë

PRISHTINË, 21 janar /ATSH/ Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e katërmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë këshillë bëjnë pjesë:

1. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;

2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;

3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;

4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe

5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar.

Në përbërje të Këshillit ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

1. Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;

4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;

5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe

6. Përfaqësues të OJQ-ve.

Në bazë të vendimeve të Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Qeveria i ka rishqyrtuar duke i plotësuar proceduralisht dhe kështu rikonfirmuar vendimet me Nr. 34/39 të datës 13.10.2021 dhe 11/44 të datës 21.11.2021 nëpërmjet të cilave ka shfuqizuar dy vendime të qeverisë së mëparshme; atë me Nr. 13/59 të datës 21.01.2021 për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe vendimin me Nr. 16/31 të datës 21.09.2020 për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria ndanë edhe 10 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike
Artikulli tjetërMV – Kovaçevski -Von der Leyen: KE mirëpret dialogun mes Sofjes dhe Shkupit