Ballina Flash

Omicron çon për herë të parë ”Grammy Awards” në Las Vegas

LAS VEGAS, 19 janar /ATSH-DPA/ – Çmimet e 64-ta Grammy do të ndahen më 3 prill, në ”MGM Grand Garden Arena” të Las Vegasit.

Akademia më prestigjioze e çmimeve në muzikë, zbuloi datën dhe vendin e ri në një mesazh dërguar anëtarëve të akademisë, pothuajse dy javë pasi tha se shfaqja nuk do të bëhej, siç ishte planifikuar më 31 janar, në Los Anxheles, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit shumë infektiv Omicron.

“Jemi të emocionuar që sjellim çmimin në Las Vegas për herë të parë dhe për të organizuar një shfaqje të klasit botëror”, deklaroi drejtori i Akademisë, Harvey Mason Jr.

”Kemi mesazhe të përzemërta dhe solidariteti nga komuniteti i artistëve. Ne jemi gjithashtu të nderuar nga bujaria dhe mirënjohja e tyre për angazhimin e tyre të palëkundur ndaj çmimeve Grammy dhe misionit të Akademisë”, shtoi ai.

Shtyrja e ngjarjes shënon vitin e dytë radhazi që çmimet Grammy janë vonuar për shkak të Covid-19./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI dërgoi lëndë narkotike djalit në burg, arrestohet shtetasi në Fier
Artikulli tjetërItalia, grant 31 milionë euro, Peleshi: Rrisim kapacitetet e Emergjencave Civile