TIRANË, 18 janar/ATSH/ Administrata Doganore bën të ditur se të ardhurat doganore kanë shënuar rekord historik, duke ju afruar vlerës prej 1.9 miliardë dollarë për vitin 2021.
Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat për vitin 2021 janë realizuar në masën 193.2 miliardë lek nga 169.05 miliardë lekë të planifikuara, ose rreth 24.1 miliardë lekë (rreth 240 milionë dollarë) me tejkalim të planit.
“Analiza e faktorëve sipas modelit të Harvardit, tregon që të ardhurat për vitin 2021 janë kryesisht si pasojë e mirëadministrimit në zhdoganimin e sasive të rritura të importeve dhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Sipas modelit, në krahasim me rritjen totale të fluksit të importit rritja e të ardhurave nga çmimet e rritura të importit zë vetëm 21 % të rritjes totale të vlerës statistikore, ndërkohë që 79 % e rritjes së te ardhurave vjen si rrjedhojë e miradministrimit, ndërkohë që duhet të mbahet në konsideratë efekti negativ me mbi 3 miliardë lekë të ardhura nga rënia e kursit të këmbimit të euros dhe dollarit ndaj lekut”, bën të ditur Dogana.
/a.a/r.e/












