MOSKË (Rusi) – Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov pret homologen gjermane, Annalena Baerbock.
SKIEN (Norvegji) – Një gjykatës shqyrton kërkesën për lirim me kusht të vrasësit të ekstremit të djathtë Anders Behring Breivik.
KIEV (Ukrainë) – Konferenca për shtyp në internet e krerëve të diplomacisë ukrainase dhe kanadeze.
ROME (Itali) – Ankandi i rezidencës së princave Ludovisi Boncompagni, zbukuruar me pikturën e vetme murale të nënshkruar nga Caravaggio.
SHKUP (Republika e Maqedonisë së Veriut) – Vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkov.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Ekonomisë dhe Financave të BE-së.
PARIS (Francë) – Konferenca vjetore për shtyp e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Josef Aschbacher.
BERLIN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz pret sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
MONTREAL (Kanada) – Hyrja në fuqi e detyrimit të vaksinimit kundër Covid-19 për të hyrë në dyqanet që shesin alkool ose kanabis.
FRITAUN (Sierra Leone) – 20-vjetori i përfundimit të luftës civile në Sierra Leone./ a.jor.












