LONDËR, 17 janar /ATSH-DPA/- Rënia e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 në Britaninë e Madhe tregon se vala Omicron mund të “kthehet” sërish, deklaroi sot një ekspert i qeverisë në Londër.
Profesori Mike Tildesley, nga Universiteti i ‘Warwick’ dhe një anëtar i grupit shkencor të gripit Pandemik (Spi-M) tha se, shifrat e fundit të rasteve janë “lajm i mirë” ndërsa shpreson se vendi mund të ketë një marrëdhënie të tipit “grip” me virusin deri në fund të vitit.
Të dhënat e fundit kanë treguar një rënie prej 38 për qind gjatë shtatë ditëve të fundit në të gjithë Britaninë e Madhe, ku një ditë më parë u raportuan 70,924 raste të reja.
Profesor Tildesley tha për “BBC Breakfast” se, numri i rasteve në të gjithë vendin duket sikur po ulet”, duke shtuar se, gjatë fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit është raportuar një numër i lartë infeksionesh që arriti në rreth 200,000.
“Shtrimet në spitale janë relativisht të larta, megjithëse disa të dhëna kanë treguar se ato po ulen në Londër, që është një lajm i mire”, tha Tildesley.
“Duhet edhe një javë tjetër për të parë sesi do të ndikojë virusi me kthimin e fëmijëve në shkolla. Nëse zbulohen raste të reja gjatë javës së ardhshme, është e sigurt që kjo valë të kthehet”, shtoi ai. //a.i/






















