Ballina Flash

Kosovë, rreth 4 mijë raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 16 janar /ATSH/ Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa janë shëruar 160 qytetarë.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

“Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 3.837”, thuhet në njoftim.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Austria në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit
Artikulli tjetërMargariti: Vijon restaurimi i filmave të Arkivit Qendror Shtetëror