Ballina Bota

COVID-19 – Danimarka rihap qendrat kulturore dhe argëtuese

KOPENHAGË, 16 janar /ATSH-DPA/- Qendrat kulturore dhe argëtuese u rihapën në të gjithë Danimarkën të dielën pasi u mbyllën për një muaj, pasi qeveria lehtësoi rregullat e saj kundër përhapjes së Covid-19 pavarësisht numrit të madh të infeksioneve.

Publiku u mirëprit përsëri në muze, kopshte zoologjike dhe parqe argëtimi. Kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve gjithashtu do të hapin dyert e tyre për herë të parë pas katër javësh, megjithëse janë ende në fuqi kufizimet e kapacitetit.

Në shumicën e vendeve vizitorët duhet të mbajnë një maskë dhe të dëshmojnë nëpërmjet një çertifikateje vaksinimi, shëruar ose kanë rezultuar së fundmi negativë.

Danezët, megjithatë, nuk mund të shkojnë ende në lokale: Jeta e natës nuk do të lejohet të paktën deri në fund të muajit.

Danimarka, një vend me një popullsi prej 6 milionë banorësh, ka regjistruar mbi 20,000 infeksione të reja në ditë, kohët e fundit. Vetëm të shtunën u regjistruan më shumë se 25,000 raste me Covid-19.

Megjithatë, zyrtarët e shëndetit publik thanë se, numri i infeksioneve duket se është ulur, ndërsa numri i pacientëve të shtruar me Covid-19 ka qenë mjaft i qëndrueshëm midis 700 dhe 800. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeprime të dhunshme në ndeshjen Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 shtetas
Artikulli tjetërRama: Garantojmë bonusin e bebes edhe për këtë vit