Ballina Bota

EREVAN – Sërish viktima nga konflikti azero-armen

EREVAN, 13 janar /ATSH-DPA/ – Numri i të vrarëve në shpërthimin e fundit të konfliktit të armatosur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit është rritur në të paktën katër.

Ministria armene e Mbrojtjes njoftoi se një ushtar i tretë kishte vdekur.

Ai u gjet i plagosur me armë zjarri një ditë pas përleshjeve të ashpra.

Në një intervistë për media të ndryshme, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev foli për një ushtar të vrarë në anën e Azerbajxhanit.

Ai gjithashtu pretendoi se deri në tetë persona ishin vrarë në anën armene.

Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për përleshjet.

Pretendimet e tyre nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Pas përleshjeve, presidenti rus Vladimir Putin foli në telefon me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Kremlini nuk dha detaje mbi bisedat e tyre.

Aliyev dhe Pashinyan së fundmi ishin takuar me liderin rus për bisedime për krizën.

Pas luftës së fundit të vitit të kaluar, janë regjistruar përleshje të armatosura të përsëritura midis dy ish-republikave sovjetike për rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabahut.

Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani rimori pjesën më të madhe të Nagorni-Karabahut gjatë një lufte të shkurtër./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, Kule: Nuk ka rritje të hospitalizimeve te fëmijët
Artikulli tjetërRehabilitim i qendrës së kontrollit teknik të mjeteve në Dibër