Ballina Bota

ITALI – Draghi justifikon vendimin e qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit

ROMË, 10 janar /ATSH-DPA/ Qeveria e Italisë ka justifikuar veprimet e saj për vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit për personat mbi 50 vjeç dhe rihapjes së diskutueshme të shkollave.

“Shumë nga problemet që kemi sot lidhen me faktin se ka ende persona të pavaksinuar”, tha kryeministri Mario Draghi në Romë mbrëmjen e së hënës.

Draghi tha se,” qeveria kishte vendosur ta bënte të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 50 vjeç bazuar në të dhënat”, duke përmendur rrezikun e tyre për t’u infektuar.

“Për më tepër, dy të tretat e pacientëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intensiv nuk ishin vaksinuar kundër Covid-19”, shtoi ai.

Personat mbi 50 vjeç që nuk përmbushin rregullat e vaksinimit rrezikojnë të gjobiten.

Këshilli i Ministrave në Itali ka rënë dakord për rregulloret e reja të koronavirusit javën e kaluar. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – ‘Moderna’ përgatit vaksinën përforcuese kundër Omicron
Artikulli tjetërBalla uron Robert Ndrenikën në 80-vjetorin e lindjes: Artist i papërsëritshëm