Ballina Bota

FRANCË – Super Grenn Pass jo i përhershëm

PARIS, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Shumica qeverisëse franceze nuk ka për qëllim që pasaportën vaksinale ta bëjë një masë të përhershme, deklaroi Christophe Castaner kryetari i partisë ”La République En Marche” (LREM), i cili iu drejtua Asamblesë Kombëtare.

”Askush nuk ka ndërmend ta bëjë pasaportën vaksinale si një masë të përhershme, por për aq kohë sa jemi në një situatë të tillë, ku vetëm të shtunën kishim 303 669 raste të Covid-it, problemi nuk është të presupozojmë fundin, por të luftojmë me të gjitha armët e mundshme për eliminuar Covid-19 nga Franca”, deklaroi ish-ministri.

Pas një ekzaminimi plot tensione në Asamblenë Kombëtare, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Marc Fesneau deklaroi se parashikon debate në Senat.

Qëllimi është një miratim i lejes së gjelbër të përforcuar më 17 janar./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi promovon mësuesit e rinj të punësuar nga “Mësues Për Shqipërinë”
Artikulli tjetërAktori i madh Robert Ndrenika feston 80-vjetorin e lindjes