LOS ANXHELES, 9 janar /ATSH-DPA/ – Marilyn Bergman, tekstshkruesja e famshme e dhjetëra këngëve të interpretuara gjerësisht, përfshirë “The Windmills of Your Mind”, “What Are You Doing the Rest of Your Life?” dhe teksti fitues i Oscarit nga filmi “The Way We Were”, i vitit 1973, vdiq në moshën 93-veçare.
Vdekja e Bergman, në shtëpinë e saj në Beverly Hills, u konfirmua nga zëdhënësi, Ken Sunshine, i cili tha se shkaku ishte një sëmundje frymëmarrjeje dhe jo Covid-19.
Në një karrierë që zgjati mbi gjysmë shekulli, Bergman punoi shpesh me Legrand dhe Jones si dhe me kompozitorët Henry Mancini dhe Marvin Hamlisch.
Këngët e saj u regjistruan nga yje të panumërt përfshirë Barbra Streisand, Frank Sinatra, Johnny Mathis, Tony Bennett, Diana Ross, Lionel Richie, Dusty Springfield, Sting dhe Gladys Knight./ a.jor.






















