VARSHAVË, 5 janar /ATSH-PAP/ – Presidenti polak, Andrzej Duda rezultoi pozitiv me Covid-19.
”Presidenti u testua pas zbulimit të infeksioneve Covid-19 në zyrën e tij”, theksoi Pawel Szrot, shefi i zyrës së presidentit.
”Presidenti është mirë dhe nuk ka simptoma të rënda të sëmundjes. Ai është izoluar dhe do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekut”, shkroi Szrot në Twitter.
Sipas zyrtarit presidencial, Duda u vaksinua me tre doza, dy të parat në prill dhe qershor dhe një vaksinim përforcues më 17 dhjetor.
Presidenti rezultoi pozitiv me koronavirus për herë të dytë pasi mori rezultatin e tij të parë pozitiv në tetor 2020./ /os/






















