Ballina Flash

Personi më i moshuar në botë mbush… 119 vjeç!

TOKIO, 3 janar /ATSH-AA/- Kane Tanaka, banore e prefekturës Fukuoka në Japoni, e cila sipas Librit të Rekordeve Guinness është personi më i moshuar i gjallë në botë, ka mbushur 119 vjec.

Kane, një grua japoneze e lindur më 2 janar të vitit 1903, e cila jeton në një shtëpi pleqsh në Fukuoka në Japoninë perëndimore, festoi ditëlindjen e saj të 119-të.

Tanaka, e cila zgjidh enigmat me numra, pëlqen çokollatat dhe pijet me gaz.

Para saj, personi më i vjetër në botë ishte Chiyo Miyako, një grua japoneze e cila vdiq në korrik të vitit 2018 në moshën 117-vjeçare.

Më jetëgjata në botë është francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Inflacioni, gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kreu i Pentagonit rezulton pozitiv