Ballina Aktualitet

Fotogaleri, Tirana pret ndërrimin e viteve

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, e dekoruar nga dritat shumëngjyrëshe po pret ndërrimin e viteve.

Qyteti i veshur me dritat vezulluese, ka tërhequr këto ditë  festash vëmendjen e qytetarëve, por edhe të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Sheshi “Skënderbej” vitet e fundit është kthyer në epiqendrën e festimeve. Gjatë gjithë ditës, por edhe në mbrëmje, shtëpizat dhe lodrat e ndryshme të vendosura në shesh janë frekuentuar nga të gjitha moshat, por natyrisht më të lumturit e kësaj feste janë fëmijët.

Vitin e kaluar për shkak të pandemisë kryeqytetasit e shijuan spektaklin e fishekzjarreve nga ballkonet, ndërsa këtë vit Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi heqjen e orës policore natën e ndërrimit të viteve.

Fotografët e ATSH-së memorizuan në foto momente nga atmosfera e këtij ndërrimiviti në kryeqytet.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNata e ndërrimit të viteve, Manastirliu nga Spitali i Traumës: Janë marrë të gjitha masat
Artikulli tjetërSHBA – Hillary Clinton paralajmëron për një kandidaturë të mundshme të Trump në 2024