Ballina Bota

SOFT NEWS – Ish-kancelari Kurz gjen… punë!

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz do të marrë një detyrë të re në Silicon Valley, si strateg global në kompaninë e investimeve ‘Thiel Capital’, e themeluar nga financieri amerikan me origjinë gjermane, Peter Thiel, sipas gazetës gjermane‘ Bild’ .

Ish-kancelari, i cili u largua nga politika në fillim të dhjetorit pas dyshimeve për korrupsion, do të udhëtojë mes SHBA-së dhe Austrisë.

Peter Thiel është një investitor i njohur në Facebook, një republikan dhe një mbështetës i ish-presidentit amerikan Donald Trump, shkruan gazeta gjermane. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Këshilltaret e Bashkisë përgojohen nga disa burra që paguhen si analistë, por vënë gjoba
Artikulli tjetërCOVID-19 – Anglia përgatit spitale të përkohshme fushore