Ballina Bota

FOKUS – Omicron po dobëson Covid-19

LONDËR, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Me variantin Omicron, Covid-19 nuk është më një sëmundje e rëndë si një vit më parë dhe normat e larta të vdekshmërisë tashmë janë një histori, deklaroi një ndër imunologët më të njohur britanikë, John Bell, profesor në Universitetin e Oksfordit dhe një konsulent qeveritar.

Sipas tij, një dobësim i koronavirusit po shfaqet gjithnjë e më shumë, edhe pse shtrimet në spital janë shtuar kohët e fundit.

”Omicron po përhapet shumë shpejt në popullatë, ndërsa sëmundja duket të jetë më pak e rëndë dhe shumë njerëzit kalojnë një kohë relativisht të shkurtër në spital”, deklaroi ai.

Përveç kësaj, Bell shtoi se ”më pak pacientë kërkojnë terapi me oksigjen”.

Indikacionet e tij janë në përputhje me vendimin e qeverisë britanike për të mos marrë masa të reja në Angli për kufizimet antiCovid-19 deri në fund të vitit.

Shkencëtarë të tjerë në vend janë shprehur ndryshe dhe kanë kritikuar zgjedhjen e nxituar të kryeministrit Boris Johnson si edhe kanë lëshuar alarmin për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS), që është nën presion për shkak të shtrimeve në spital./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata nga përmbytjet, uji në Fier me ngarkesë mikrobike
Artikulli tjetërPrefekti Kote për ATSH-në: Të gjitha rrugët në qarkun e Gjirokastrës, të kalueshme