Ballina Ekonomi

Hapet për herë të parë për qarkullim Qafa e Thorres-Theth

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH – I. Vata/ Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se u hap për herë të parë në këtë periudhë për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth, e cila ishte mbuluar nga dëbora.

ARRSH njofton se, një aks me borë terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve.

“Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin”, njofton ARRSH.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – 100 turistëve britanikë u refuzohet hyrja për shkak të rregullave të reja
Artikulli tjetërDuma: Kryetarja e LDGSH do zgjidhet më 19 shkurt 2022