Ballina Bota

SKOCI – Numri i rasteve të variantit Omicron dyfishohet

LONDËR, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve të variantit të ri Omicron të Covid-19 në Skoci është dyfishuar, sipas të dhënave të qeverisë skoceze.

Që nga ora 17:00 e së enjtes, janë raportuar 3,832 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të variantit të ri në 6,154.

Sipas të dhënave, rritja e rasteve me Omicron u shkaktua nga një numër i madh i rezultateve të gjenotipizimit që u morën nga Shëndeti Publik i Skocisë në mes të dhjetorit.

Numri i personave të shtruar janë prekur nga variant i ri Omicron që është pothuajse dyfishuar, nga 24 të enjten në 42 të premten.

Në total, numri i rasteve të koronavirusit u rrit me 7,076 që nga e enjtja, ku u regjistruan 10 vdekje të tjera.

Kjo do të thotë se numri i vdekjeve ditore nga Covid-19 në Skoci i personave që rezultuan pozitivë për herë të parë për virusin brenda 28 ditëve të mëparshme, është 9,822. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Të dërguarit e lartë rusë dhe gjermanë bisedime për Ukrainën në janar
Artikulli tjetërNdërrimi i pronësisë, mjeti nuk t’i nënshtrohet përsëri kontrollit fizik