Ballina Flash

Gjirokastër, tabela informuese për Kalin e qyqes

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Kali i qyqes (Neophron percnopterus) është e vetmja zhgabë që folezon në vendin tonë, e përhapur kryesisht në qarkun e Gjirokastrës.

Ai është shpend shtegtarë, me status të kërcënuar në mënyrë kritike për zhdukje.
Për sensibilizimin e komunitetit me vlerat e këtij shpendi të rralle dhe promovimin e tyre Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër dhe Shoqata Ornitologe e Shqipërisw, AOS, vendosën tabela informuese në 2 prej 5 territoreve ku ky shpend folezon.

Kali i qyqes apo Egyptian Vulture është një shpend emblematik. I hasur që në hireoglifet e piramidave të Egjiptit si një krijesë e shenjtë.

Kali i qyqes (Neophron percnopterus) është ndër shkabat e mëdha në Shqipëri. Është një shpend që karakterizohet nga një ngjyrë e bardhë, pendë fluturimi të zeza dhe ngjyra e sqepit është e verdhë.

Llogaritet si një ndër shpendët më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra. Kali i qyqes është lloj i rrezikuar globalisht dhe gjatë 30 viteve të fundit popullsia e këtij lloji në Ballkan ka rënë me më shumë se 80%. Arsyet për këtë mund kanë të bëjnë me kërcënimet që ky lloj has, jo vetëm në territoret e folezimit në Ballkan, por edhe gjatë korridoreve të shtegtimit. Nga katër llojet e shkabave të cilat folezojnë në Palearktikun Perëndimor, kali i qyqes është i vetmi lloj i cili shtegton rregullisht në distanca të gjata.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku “Shebenik-Jabllanicë”, skenë e filmit magjik nën bardhësinë e dëborës
Artikulli tjetërPaketat mjekësore falas, 7 334 procedura kardiokirurgjikale në 11 muaj