LONDËR, 23 dhjetor /ATSH/ – Grupi muzikor i muzikës rock, Coldplay do të ndalojë regjistrimin e muzikës si grup në vitin 2025, zbuloi kreu i grupit Chris Martin, sipas BBC.
“Albumi ynë i fundit do të dalë në vitin 2025, pas të cilit mendoj se do të bëjmë vetëm një turne”, theksoi ai.
Martin deklaroi se ata synonin të bënin 12 albume të tjera dhe më pas të ndalonin.
Duke folur për BBC, lideri i grupit tha se turneu i tyre i ardhshëm do të mundësohet pjesërisht nga një pistë vallëzimi që do të gjenerojë elektricitet kur fansat do të kërcejnë apo pedalojnë nëpër ambiente.
Është pjesë e një plani 12-pikësh për të reduktuar gjurmën e tyre të karbonit, dy vjet pasi grupi u zotua të mos bënte turne derisa të mund ta bënin atë në një mënyrë më të qëndrueshme.
Martin tha se fansat do të jenë në një “dyshemenë kinetike”.
Coldplay janë tërhequr nga disa shfaqje, duke përfshirë shfaqjen e tyre të planifikuar në ”Capital Jingle Bell Ball” të Londrës, këtë muaj.
Ata janë nominuar për grupin e vitit në Brit Awards 2022 të muajit të ardhshëm./ /os/






















