Ballina Ekonomi

Thirrja e 4-të e IPARD II, aplikim për grante në agroturizëm

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Fondet IPARD II të ofruara nga Bashkimi Evropian janë mbështetja më e madhe për financimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.

Me një fond 4.1 milionë euro, IPARD II ofron grante për të gjithë ata që duan të investojnë në agroturizëm dhe sektor të ndërlidhur me të.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, njofton se të gjithë fermerët dhe të interesuarit për investime në këtë sektor, mund të aplikojnë për grante në thirrjen e 4-të të programit IPARD II që nis nga data 10 Janar 2022 deri më 25 Shkurt 2022.

Fondet këtë vit të IPARD II fokusohen tek sektorët e turizmit rural, punimet e artizanatit, industria e manifakturës dhe prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Qëllimi i programit është rritja e kapaciteteve të bizneseve përmes konkurrencës, standardeve,  diversifikimit të ekonomisë rurale dhe krijimit vendeve të reja të punës. Shuma totale e investimit e pranueshme në këtë thirrje varjon nga 10.000 euro deri në 400.000 euro.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Lavrov: Bisedime ruso-amerikane për sigurinë në fillim të vitit
Artikulli tjetërMeta: Publikimi i të dhënave personale cënon sigurinë e qytetarëve