TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 46.6 miliardë lekë, 6.6 miliardë lekë, ose 16.6% më shumë se viti 2020, si dhe 1.9 miliardë lekë, ose 4.2% më shumë se plani i akcizës për 11-mujorin 2021.
Duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve.
Rritja e importit të karburantit dha një efekt pozitiv në të ardhura që llogaritet 3.4 miliardë lekë. Nga rritja e importit të cigares efekti në të ardhurat e mbledhura në buxhet llogaritet 2.4 miliardë lekë, ndërsa nga rritja e importit të birrës efekti në të ardhurat në buxhet llogaritet 216 milionë lekë.












