Ballina Aktualitet

Mbahet në Tiranë samiti i “Open Balkan”

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Takimi i radhës në kuadër të “Open Balkan” do të zhvillohet sot në Tiranë dhe kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

Sot dhe nesër, liderët e tri vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Sipas EuroNews, Zaev dhe Vuçiç, të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve të tyre, do të mbërrijnë në Tiranë sot pasdite.

Të martën, takimi do të nisë në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave. Ekipeve të tri vendeve do t’i bashkohet dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i CEFTA-s Emir Gjikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për qasjen e lirë në tregun punës. Marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë dhe për operatorët ekonomikë.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

Takimi i Tiranës mbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve./Euronews//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShort publik për shpërndarjen e apartamenteve në lagjen 1/1 në Laç
Artikulli tjetërKuvendi në seancë plenare, në axhendë katër dekrete të Presidentit