TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar rënie, ndërsa prodhimi është 19.260 MWh.
“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 285 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 274.27 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.98 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.02 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 200 m3/s, në HEC-in e Komanit 75 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s
Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e Kaskadës llogaritet 19260 MWh. /a.a/












