Ballina Ekonomi

Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Monedhat e huaja janë shfaqur të pa qëndrueshme përgjatë kësaj jave duke regjistruar nënçmim të konsiderueshëm të vlerës së tyre në raport me lekun.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë monedha europiane është dobësuan me 0.5 lekë këtë fundjavë. Ajo këmbehej në fillim të javës me 120. 97 lekë dhe në fundjavë me 120.77 lekë. Gjithashtu humbje të terrenit ka shfaqur edhe dollari amerikan që këmbehet sot me 106.61 lekë kundrejt 107.34 lekë që ishte të hënën.

Ndërsa paundi britanik ndërkaq pas një rritje të vlerës ditën e martë dhe të mërkurë ka shënuar një rënie ditën e premte duke kapur kuotën e 141.65 lekë me një zbritje totale prej 0.5 lekë nga dita e hënë.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie graduale që nga dita e hënë duke u këmbyer sot me 116.11 lekë me një rënie të lehtë ndaj vlerës 116.16 që këmbehej ditën e hënë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakApeli i IKSHPK: Të festojmë së bashku duke respektuar masat
Artikulli tjetërNazim Gruda zgjidhet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë