Ballina Aktualitet

Shqipëri-Izrael, forcim i bashkëpunimit në të mirën e përbashkët

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Yair Lapid.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i mëtejshëm midis dy vendeve, Shqipëri-Izrael.

“Bisedë e shkëlqyer me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Yair Lapid. Kënaqësi që patëm rastin të diskutonim mbi bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ne e vlerësojmë marrëdhënien që kemi me Izraelin dhe popullin hebre dhe mirëpresim të forcojmë bashkëpunimin në të mirën e përbashkët,” shprehet Xhaçka.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërurohen mjediset e reja të kurseve profesionale në Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë
Artikulli tjetërRaporti i DASH për terrorizmin, Çuçi: Vlerësim dhe inkurajim në luftën e përbashkët