Ballina Flash

INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ INSTAT bën të ditur se gjatë muajit nëntor të këtij viti u shënua rënie e numrit të aksidenteve rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT, është ulur me 3.6 % numri i aksidenteve rrugore në muajin nëntor 2021, krahasuar nëntor 2020.

Në muajin nëntor, llogariten 106 aksidente rrugore, ndërkohë që në nëntorin e vitit 2020 llogariteshin 110 aksidente.

Gjithashtu, rënie me 16.5 % shënon numri i aksidenteve në muajin nëntor 2021, krahasuar me muajin tetor të këtij viti.

Ndërkohë që në 11-mujorin 2021 numërohen 1.257 aksidente rrugore nga 1.121 aksidente të ndodhura në 11-mujorin 2020, duke regjistruar një rritje me 12,1 %. Por, krahasuar me 11-mujorin 2019, numri i aksidenteve është ulur me 7.8 %.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLiga e Kombeve, zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin B2
Artikulli tjetërSamsung prezanton Galaxy Tab A8