Ballina Flash

Finiq, shtohen hapësira publike të gjelbërura

Mbillen rreth 100 pemë dekorative në mjediset publike

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Bashkia Finiq, në Sarandë, ka vijuar edhe këtë sezon dhjetori, që njihet si muaji i pyllëzimit dhe rehabilitimit të zonave të publike të gjelbërta, aksionin për mbjelljen e pemëve të reja.

Në këtë bashki, këto ditë po mbillen rreth 100 pemë dekorative në mjediset publike.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj bashkie Vangjel Xhaferi, bëri të ditur për ATSH- se pemët dekorative po mbillen nga punonjësit e bashkisë.

Zonat e përcaktuar për t’u pyllëzuar janë në kryqëzimin e Kranesë, te Çezmat e Ardhasovës, në Livadhja, etj.

Sipas përgjegjësit të sektorit të gjelbërimit Mihal Çakuli, “e gjithë sasia e pemëve dekorative do të mbillet kryesisht anës së rrugëve nacionale, si dhe në ato raste kur pemët e mëparshme janë tharë ose dëmtuar”.

Sipas tij zgjerimi i hapësirave publike të gjelbëruara është një nga objektivat kryesorë të bashkisë Finiq, si një nga zonat e njohura turistike të vendit.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktorja e njohur Tinka Kurti feston 89-vjetorin e lindjes
Artikulli tjetërVdes Lusia Hiriart, e veja e Pinoçetit