TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Vaksinimi masiv vijon në pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,226,267 doza të vaksinës ndaj COVID-19.
Nga këto 1,111,494 janë doza të para, 1,001,189 doza të dyta dhe 113,584 doza të treta.
Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Gjithashtu vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, po vijon për të gjithë personat +18 vjeç.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina anti-COVID.
/m.m/a.a/r.e/






















