Ballina Ekonomi

OSSH: Pas Lepushës, merr energji edhe Vermoshi

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Pasi ditën e djeshme iu dha energji Lepushës, elektricistët e njësisë OSSH, Malësi e Madhe, kanë mundur këtë mbrëmje t’i japin energji elektrike Vermoshit, skajit verior të vendit.

OSSH njofton se, “pas një pune intensive dhe ore të gjata nën kushte ekstreme të motit të keq, elektricistët e njësisë OSSH, Malësi e Madhe, Shkodër kanë mundur këtë mbrëmje t’i japin energji elektrike Vermoshit, skajit verior të vendit”.

Fideri i Kelmendit pësoi dëmtime në disa degëzime gjatë fundjavës, si pasojë e reshjeve të dëborës.

Ditën e djeshme iu dha energji Lepushës, kurse më herët ishin furnizuar Tamara dhe Boga.

Terreni dhe kushtet e motit ishin faktorë pengues në realizimin më të shpejtë të zgjidhjes së avarive.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak75 miliardë lekë më shumë të ardhura për 11-mujorin
Artikulli tjetërQyteti i serenatave nën magjinë e festave të Fundvitit