Ballina Flash

Verstappen shet makinën e tij për bamirësi

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/- CarNext, një nga tregjet kryesore në Evropë për shitjet në internet për makina të përdorura, njofton sot se kampioni botëror i Formula 1, Max Verstappen do të shesë makinën e tij Honda Civic pas përfundimit të kampionatit të Formula 1 të vitit 2021.

Makina do të dalë në shitje më 23 dhjetor për 33 333 euro dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Verstappen përdori Honda-n e tij të personalizuar për të arritur pistat F1 në mbarë botën gjatë gjithë sezonit.

“Jam shumë i lumtur që makina ime kontribuon në një kauzë të mirë si ajo e mbështetur nga ”Wings for Life”, komenti i Verstappen.

”Shpresoj që pronari i ri të shijojë ngarjen e tij po aq sa unë”, shtoi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRast studimi, pacient pa fshikëzën e tëmthit!
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë, 15 dhjetor 2021