Ballina Ekonomi

Shërbimet e transportit rrugor, çelet zyra në Pukë

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor çeli sot zyrën e ofrimit të shërbimeve për drejtuesit e mjeteve në Pukë.

Bashkia e Pukës bën të ditur se drejtuesit e mjeteve nuk kanë më nevojë të udhëtojnë drejt Shkodrës për taksat, apo shërbime të tjera, përjashtuar shërbimin e kontrollit teknik, apo kolaudimit.

Sipas bashkisë, pas shumë vitesh ka filluar rikthimi i shërbimeve në Pukë.

Me hapjen e zyrës do të sillen më pranë qytetarëve të Pukës 21,500 shërbime në vit.

Sipas DPSHTRR, 8 procedurat që do ofrohen në Pukë janë aplikim dhe rinovim i lejedrejtimit, aplikim dhe rinovim i dëshmisë dhe certifikatës profesionale, dokumenti i leje drejtimit dhe i CAP, lejedrejtimi ndërkombëtar dhe leje qarkullimi ndërkombëtare; certifikata e pronësisë së mjetit, lejedrejtimi të përkohshëm dhe leje qarkullimi të përkohshme, pagesa e taksës vjetore të mjetit dhe transferim i dosjeve të drejtuesit të mjetit dhe i dosjeve të mjetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporti Rrugor vijon pa ndërprerje investimet në të gjitha zyrat rajonale.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTurizmi, të huajt shpenzuan në Shqipëri 1.5 miliardë euro
Artikulli tjetërTrafik droge në Danimarkë, SPAK konfiskon 1 milion euro pasuri