Ballina Ekonomi

Defektet nga moti, OST: Të gjithë hidrovorët janë në punë

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes informoi sot se në disa zona të vendit është detyruar të bëjë stakime për efekt sigurie, pasi ka prezencë të ujit në kabinat dhe nënstacionet elektrike.

Ndërkohë, OST informoi se “aktualisht të gjithë hidrovorët janë në punë”.

Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë janë dëmtuar shtylla dhe një kabinë elektrike në fshatin Ganaj, në bashkinë Selenicë.

Elektricistët janë duke punuar për rikuperimin e transformatorit, duke e nxjerrë nga lumi.
Kjo kabinë furnizon 18 abonentë./m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedalja e mirënjohjes kampionit të bodybuilding, Marin Meksi
Artikulli tjetërDalja e Vjosës nga shtrati, forca e mjete të FA-së në ndihmë të banorëve