Ballina Bota

SHBA – ”Google” padit krimin kibernetik rus

KALIFORNI, 10 dhjetor /ATSH-AA/ – Motori i kërkimit ”Google” ka ngritur padi kundër dy shtetasve rusë dhe 15 personave, emrat e të cilëve janë të panjohur dhe të cilët mendohet se qëndrojnë pas “botnetit” të quajtur Glupteba, i cili prej kohësh ka ndikuar shërbimet e Google në kompjuterët me sisteme operative ”Windows”.

Në paraqitjen e padisë ndaj Gjykatës Rajonale Jugore të Nju Jorkut është ngritur akuzë ndaj Dmitry Starovikov dhe Alexnder Filippov si dhe rrjetit Glupteba, të menaxhuar nga 15 persona të panjohur nga Rusia, për të cilët pretendohet se janë kriminelë kibernetikë.

Në akuzë pretendohet se rrjeti në fjalë kryente aktivitete të paligjshme si vjedhja e llogarive personale dhe shitja e tyre tek palët e treta, shitja e informacionit të kartave të kreditit, shitja e reklamave për t’u shfaqur në kompjuterët në fjalë dhe shitja e qasjes në kompjuter tek kriminelët kibernetikë.

“Botnet-i” në fjalë që nga vitit 2011 ka ndikuar të paktën në një milion kompjuterë.

Në deklaratën e publikuar në faqen e Google-it theksohet se kompania e teknologjisë ka paditur për herë të parë një “botnet” të bazuar në blockchain.

Në deklaratë është shprehur shpresa që kjo padi të jetë shembull dhe të veprojë si pengesë për rrjete të ngjashme./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama për shërbimet online: Kadastra do mbyllet si sportel, dokumenti i pronësisë në celular
Artikulli tjetërTubimi politik në “Air Albania”, ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë