Ballina Flash

Që 12 vjeç Olaf Scholz donte të bëhej… kancelar!

BERLIN, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kam tre fëmijë, të gjithë të suksesshëm, ndërkohë që ky që u zgjodh kancelar fiton më pak, tha babai i kancelarit të ri të Gjermanisë, Gerhard Scholz, 86 vjeç, për gazetën ”Bild”.

”Olaf ka qenë gjithmonë një student i mirë, madje në latinisht mësuesi mund të mësonte prej tij”, shtoi ai.

”Në moshën 12-vjeçare më tha se donte të bëhej kancelar”, vazhdon babai i moshuar i kancelarit.

Dje, Olaf Scholz u zgjodh kancelari i nëntë i Gjemanisë duke zëvendësuar Angela Merkelin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu inspekton Pediatrinë e re: Brenda janarit fillon puna
Artikulli tjetërPD mbështet marrëveshjen me SHBA për materialet arkeologjike