Ballina Aktualitet

Lezha në atmosferën festive të fundvitit

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin qytetit të Lezhës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron qyteti i Lezhës, këto pragfestash.

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera të vitit.

E kthyer tashmë në traditë, ndezja e dritave të pemës së Vitit të Ri në Lezhë, u shoqërua me një koncert festiv nga artistët e rinj.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor./m.m/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Vizita e Escobar, mesazhe të qarta me strategjinë e SHBA kundër korrupsionit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Italia shpërndan 100 milionë vaksina