Ballina Aktualitet

BE krah Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dhënë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

“Korrupsioni shteron burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik”, ka theksuar Delegacioni i BE.

“Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë institucioneve që të intensifikojnë veprimet e tyre kundër korrupsionit dhe të nxjerrin para drejtësisë gjithë ata që janë të përfshirë në akte korrupsioni. Është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, nënvizon Delegacioni i BE.

“BE-ja qëndron krah Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë luftë”, përfundon mesazhi i Delegacionit të BE në Shqipëri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBoris Johnson sërish baba
Artikulli tjetërLehtësohet eksporti i produkteve “Made in Albania” drejt Norvegjisë