Vijon plani kombëtar i pastrimit në vend

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga vijimi i planit kombëtar të pastrimit në vend, duke falënderuar gjithkënd për angazhimin.
“Patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, në radhë të parë duke mos i hedhur plehrat rrugëve, parqeve, plazheve, po duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje…”, u shpreh Rama.
Punonjësit e bashkive Sarandë, Bulqizë, Patos, Shijak, Delvinë, Tepelenë, Kolonjë, Gjirokastër, Kukës, Roskovec dhe Maliq kanë vijuar gjatë ditës së sotme heqjen e mbeturinave nga mjediset publike, rrugët dhe bregdeti.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.