Ballina Flash

Specialistja e ISSH-së: Vaksina kundër gripit e rekomanduar për të gjithë

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Vaksina kundër gripit rekomandohet për të gjithë individët me moshë mbi 6 muaj.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Erida Nelaj sqaroi sot se kujdes të veçantë duhet të kenë personat që janë të sëmurë kronikë.

Sipas saj, kujdes të veçantë duhet të kenë edhe personat mbi 60 vjeç.

“Kujdes të veçantë duhet të kenë personat me sëmundje të mushkërive, veshkave, zemrës, personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna apo personat obezë”, tha Nelaj.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 180 mijë mjete u paraqitën për kontroll teknik në qershor-nëntor
Artikulli tjetërAustria kontribut për ngritjen e një strukture të Policisë Alpine