STOKHOLM (Suedi) – Ceremonitë e dhënies së çmimit Nobel për fituesit e vitit 2021.
NJU DELHI – Vizitë e presidentit rus Vladimir Putin me ministrat e tij të Jashtëm, Lavrov dhe të Mbrojtjes, Shoigu.
NAIPIDAU (Burma) – Vendimi në gjyqin kundër ish-udhëheqëses Aung San Suu Kyi për nxitje të trazirave publike.
PERTH (Australi) – Del para gjykatës i dyshuari për rrëmbimin e vogëlushes, Cleo Smith.
PEKIN (Kinë) – Konferencë ekonomike kombëtare me kryeministrin Li Keqiang.
NIKOZIA (Qipro) – Fillon gjyqi i gjashtë personave të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj shtetasve izraelitë.
ITALI – Hyrja në fuqi e kufizimeve për ata që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.
KATOVICË (Poloni) – Takimi vjetor i Forumit të OKB-së për Internetin.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – 100-vjetori i Traktatit të Londrës që ndau Irlandën.
BRUKSEL (Belgjikë) – Këshilli “Punësimi, politika sociale, shëndeti dhe konsumatorët” i ministrave të BE-së përgjegjës për punësimin dhe çështjet sociale.
BERLIN (Gjermani) – Konferenca e fundit për shtyp e ministrit të Ekonomisë Peter Altmaier para ndryshimit të qeverisë.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Ceremonia e Çmimit Nobel të Letërsisë 2021 për Abdulrazak Gurnah.
STOKHOLM (Suedi) – Konferencë për shtyp në internet nga laureatët e Nobelit 2021 Klaus Hasselmann (Fizikë), David MacMillan (Kimi) dhe Guido Imbens (Ekonomi).
PARIS (Francë) – Seancë dëgjimore mbi pranueshmërinë e padive të Marokut për shpifje kundër OJQ-ve dhe mediave që zbuluan aferën ”Pegasus”.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi mujor i ministrave të Financave të eurozonës.
GJENEVË (Zvicër) – Publikimi i raportit të 2021 për malarien nga OBSH.
ATHINË (Greqi) – Demonstrata vjetore e së majtës në përkujtim të vdekjes së një adoleshenti të vrarë nga një polic në Athinë, në vitin 2008.
HJUSTON (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – NASA prezanton promovimin e ri të kandidatëve për astronaut.
DOHA (Katar) – Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
XHEDAH (Arabia Saudite) – Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Detit të Kuq.
MEKSIKO – Rifutja e masave për azilkërkuesit në SHBA nën administratën Trump./ a.jor.





















