Ballina Flash

Tomini: Asnjë rast i dyshuar për Omicron në Shqipëri

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/  Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini tha se, “në Shqipëri, nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar për Omicron”.

Në një prononcim për mediet Tomini shpjegoi se, “Instituti i Shëndetit Publik, (ISHP) në bazë të mostrave të testuara me anë të PCR, për çdo mostër të dyshuar e bën gati në pako dhe dërgon mostra sistematikisht”.

Për sa i përket pandemisë, Tomini thotë se tashmë prej më shumë se 4 javësh Shqipëria paraqet një situatë të qëndrueshme të Covid.

“Për më shumë se 4 javët e fundit kemi një situatë të qëndrueshme pavarësisht luhatjeve ditore të rasteve pozitive”, tha ajo, ndërsa vuri në dukje se , “kjo është një situatë e kontrolluar qoftë në drejtim të rasteve pozitive por edhe atyre që kërkojnë trajtim spitalor”.

Ekspertët rekomandojnë vaksinimin e plotë me dy doza si dhe rritjen e mbulesës vaksinale në popullatë, për të patur situatë të qëndrueshme në një kohë kur në vend po qarkullojnë virusi i gripit dhe Covid. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, Peleshi: Të gjitha strukturat në gatishmëri
Artikulli tjetërEksportet drejt Zvicrës mbi 2 miliardë lekë